E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN – Teherani: Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për armiqtë tanë

TEHERAN, 22 mars /ATSH-ANSA/ – Irani ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Organizatën Ndërkombëtare Detare për të përmirësuar sigurinë detare dhe për të mbrojtur detarët në Gjirin Persik, theksoi përfaqësuesi iranian në agjencinë e OKB-së.

Ali Mousavi deklaroi se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjitha anijet përveç atyre që lidhen me “armiqtë e Iranit”, duke shtuar se kalimi nëpër kanal është i mundur falë masave të koordinuara të sigurisë me Teheranin.

Megjithatë, një ndërprerje e plotë e agresionit, si dhe besimi i ndërsjellë, janë edhe më të rëndësishme”, tha Mousavi.

”Sulmet izraelite dhe amerikane kundër Iranit janë në rrënjën e situatës aktuale në Ngushticën e Hormuzit”, shtoi ai. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›