E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Biden: Do mbrojmë vlerat tona themelore si komb

Presidenti amerikan Joe Biden ka përkujtuar këtë të premte (27 janar) viktimat e Holokaustit, një prej krimeve me pasoja universale. Ambasada amerikane në Tiranë, ka publikuar deklaratën e Biden, i cili u shpreh se SHBA ddo të përballet me urrejtjen dhe gënjeshtrat që mbajnë në to, jehonën e tmerrshme të një prej kapitujve më të këqij të historisë njerëzore., ndërsa vuri theksin te mbarojtja e vlerave themelore për të gjitha qeniet njerëzore.

 “Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe çdo ditë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me viktimat e Holokaustit, familjet e tyre dhe pasardhësit e tyre. Ne kujtojmë. Ne nderojmë historitë e tyre. Ne do të përballemi me urrejtjen dhe gënjeshtrat që mbajnë në to jehonën e tmerrshme të njërit prej kapitujve më të këqij të historisë njerëzore. Dhe për brezat që do të vijnë, ne do të vazhdojmë të mbrojmë vlerat tona themelore si komb – lirinë, barazinë dhe dinjitetin për të gjitha qeniet njerëzore”, tha Biden.

27 Janari shënon përvjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit dhe shfarosjes të Aushvic-Birkenau nga trupat sovjetike më 27 janar 1945. Ajo u shpall zyrtarisht, në  nëntor 2005 , Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit në Kujtimin e Viktimave të Holokaustit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Holokausti preku thellësisht vendet në të cilat u kryen krimet naziste, me implikime dhe pasoja universale në shumë pjesë të tjera të botës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›