Dita Ndërkombëtare e Shkrimtarëve

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Data 3 mars njihet si Dita Ndërkombëtare e Shkrimtarëve. Në këtë ditë, Biblioteka Kombëtare përkujtoi kontributin në letërsinë kombëtare të shkrimtarëve tanë.
BKSH kujtoi sot me mirënjohje të gjithë shkrimtarët që i dhanë zë letërsisë shqipe, duke e pasuruar dhe ngritur atë në sytë e letërsive të tjera të kohës.
Kjo ditë u iniciua nga PEN International, një shoqatë mbarëbotërore që mbledh shkrimtarë profesionistë të specializuar në zhanre të ndryshme të letërsisë.
Profesioni i një shkrimtari mund të ndryshojë shumë në varësi të fushës në të cilën ata punojnë, qofshin ata shkrimtarë fjalësh, skenaristë, novelistë, shkrimtarë në gazeta ose blogerë. Në këtë ditë reflektohet mbi rolin e veçantë të shkrimtarëve në shoqërinë tonë, të cilët vazhdimisht na japin frymëzim, udhëzim, edukim dhe kënaqësi.
/a.f/r.e/