Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe, Manastirliu: Nxisim të rinjtë të merren me aktivitet fizik!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për të nxitur të rinjtë shqiptarë të merren me aktivitete fizike.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, i japim më shumë zë lëvizjes sportive në shkolla, nxisim dhe inkurajojmë të rinjtë të merren me aktivitet fizik si një gjuhë universale dhe një mjet për arsimimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe krijimin e një mjedisi bashkëpunues dhe paqësor” u shpreh zonja Manastirliu në një status në rrjetet sociale.
6 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të krijohet mjedis i paqtë promovues dhe me akses në sport për sa më shumë të rinj dhe jo vetëm.
/ rtsh.al /