E Martë, 3 Nëntor 2026

Skema mbështetëse e BE synon rritjen e punësimit të të rinjve

Garancia Rinore është programi më i ri që do të zbatohet me mbështetjen BE në tri bashki të vendit Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. 

Drejtorja e Zyrës së Punës në Shkodër Rozafa Zmijanithotë se ky projekt synon aftësimin dhe punësimin e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk marrin një edukim apo trajnim.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka dizenjuar edhe një portal të dedikuar për Garancinë Rinore, i cili do të funksionojë si portë hyrëse dhe informative për të gjithë të rinjtë. 

Zbatimi i Skemës së Garancisë Rinore parashikon që të rinjtë e papunë të regjistruar në zyrat e
punësimit brenda një periudhe 4-mujore duhet të marrin një ofertë punësimi, trajnimi apo mësimi profesioni.

GAZETAR MIRSAD RAKAJ
OPERATOR FISNIK SMAJA
MONTAZHI URIM HYSA

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›