E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita botërore e kontracepsionit, 15 % e femrave marrin masa mbrojtëse

Rreth 15 % e femrave në Shqipëri janë përdoruese të kontraceptivëve ndërsa në moshën 30-40 vjeç përdorimi i tyre është i ulët, me rreth 30 përqind.
 

Kështu janë shprehur specialistët e Autoritetit Shëndëtësor Rajonal në ditën botërore të kontracepsionit duke theksuar se si pasojë e mos përdorimit të kontranceptivëve kanë shënuar rritje infeksionet seksualisht të transportueshme dhe aborti kryesisht tek adoleshentët.
 

Fushatat sensibilizuese për kontracepsionin fokusohen në fuqizimin e të rinjve që të mendojnë paraprakisht dhe të vendosin kontracepsionin në planet e tyre për të ardhmen, të ushtrojnë të drejtën e tyre për të kërkuar informacion të saktë dhe të paanshëm rreth kontracepsionit, për të parandaluar shtatzanitë e paplanifikuara dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme.
 

Dita botërore e kontracepsionit (DBK) shënohet çdo vit më 26 shtator me fushatë globale, e cila ka për qëllim të rrisë përdorimin e kontraceptivëve te të rinjtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›