E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, e paralizuar nga greva 24 orëshe

Greqia është paralizuar sot nga greva 24 orëshe, e shpallur nga dy grupimet më të mëdha sindikale në vend, në shenjë proteste ndaj finalizimit të paketës së masave të reja shtrënguese.
 

Në grevë marrin pjesë punonjësit e sektorit publik në zyrat tatimore, ata të urbanistikës, të pushtetit lokal dhe ndërmarrjet shtetërore, arsimtarët dhe pedagogët, mjekët dhe infermierët, avokatët, punonjësit e bankave. Grevës do t`i bashkohen edhe zejtarët dhe tregtarët, pas vendimit të federatës së tregtarëve që dyqanet të qëndrojnë mbyllur deri në orën 15:00 të ditës së sotme.
 

Gazetarët dhe punonjësit e mediave të shkruara dhe audio-vizive, pas grevës 24 orëshe që zhvilluan të hënën, do të ndërpresin sot punën nga ora 11:00 – 15:00, kohë gjatë së cilës do të pasqyrojnë vetëm manifestimet e protestës. Në grevë marrin pjesë edhe punonjësit e transportit ajror, me ndërprerje të përkohshme të punës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›