E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e 13-të e revoltës studentore në Tiranë kundër kryeministrit Rama, të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Vijon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit edhe sot në ditën e 13-të, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pamjet nga “Rruga e Durrësit” tregojnë një prani të konsiderueshme protestuesish, ndërsa grumbullimi vijon me mbërritjen e pjesëmarrësve të tjerë.

studenteeee

Tubimi zhvillohet pas disa ditësh tensionesh dhe përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të policisë, gjatë të cilave janë raportuar edhe të plagosur.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, sot erdhi paralajmërimi i qeverisë për një paketë të re ligjore, që parashikon gjoba dhe masa më të ashpra ndaj pjesëmarrësve në protesta të dhunshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›