E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 15-të e grevës, ende nuk ka një marrëveshje

BULQIZE- Minatoret e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 15 të grevës së urisë.

Janë 13 minatorë të cilët janë ngujuar në nivelin 1400 metra nën tokë në galeritë e minierës së Bulqizes.

Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë mjaft e rënduar.

Gjate 24 orëve te fundit mesohet se minatoret po trajtohen me serum brenda galerive, pasi megjithë kembenguljen e mjekeve ata nuk kane pranuar te lene greven. Raportohet se minatoret kane probleme te theksuara me mushkëritë dhe frymëmarrjen.

Pavarësisht gatishmërisë se kompanise ACR per tu ulur ne tryezen e bisedimeve, dhe pranimit te tyre per rritjen e pages me 20% ende nuk kemi nje marrveshje mes kompanise dhe minatoreve.

Kreu i Konfederates, Kol Nikolla mesohet se ka pranuar qe te mos jete i pranishem ne takimin mes kompanise dhe minatoreve, ashtu siç kishte kerkuar kompania ACR.

Terheqja e Nikollës mund t’i hape rrugën një marrëveshje të mundshme, duke i dhene fund ne te njejten kohe edhe greves 15 ditore të minatorëve.

Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›