Majko dhe Mejdani kunder Edi Rames
Sjellja politike e PS-së kundërshtohet nga disa prej eksponentëve kryesorë të saj. Majko kërkon që bojkoti në bashki të marrë fund, ndërsa Meidani thotë se Rama duhet të ishte larguar që pas humbjes më 2009-ën.
Ish-kryeministri Pandeli Majko deklaron se “ vota që Partia Socialiste mori në zgjedhjet lokale e detyron atë të sillet me qytetari, ndonëse në opozitë”. Bojkoti i përfaqësuesve socialistë në bashki vijon ndonëse kryebashkiaku Lulzim Basha i ka ftuar ata në vijimësi për të bashkëpunuar në shërbim të qytetarëve të Tiranës.
Ish- presidenti i Republikës, Rexhep Meidani deklaron se Edi Rama duhet të ishte larguar nga drejtimi i PS-së që pas humbjes në vitin 2009. Ish kreu i shtetit shprehet se është prononcuar kundër kandidimit të Ramës, sic bëri vetë Rama kur kundërshtoi rikandidimin e Nanos pas zgjedhjeve të 2005-ës. Po ashtu ai kundërshton edhe strategjinë politike të selisë rozë duke e cilësuar si retorikë pa përmbajtje.