Dita e 19-të e grevës, ende ska marrëveshje
BULQIZË- Minatorët e Bulqizës kane hyre ne ditën e 19-të të grevës se urise, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje mes tyre dhe kompanisë konçesionare ACR.
Gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rënduar.
Përpjekjet për të gjetur një zgjidhje vazhdojnë.
Minatorët kanë refuzuar propozimin e fundit të ardhur nga kompania ACR për tu takur në qytetin e Peshkopisë.
Ndërkaq kreu i Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta dhe përfaqësues të kompanisë ACR u takuan dje në qytetin e Peshkopisë, ku minatorët nuk morën pjesë pavarësisht thirrjeve, duke përsëritur vendimin e tyre që takimi mund të zhvillohet vetëm në Bulqizë.
Në një reagim, kreybashkiaku i Bulqizës, Roland Keta tha se minatorët duhet të kishin pranuar takimin e Peshkopisë, ndërsa theksoi se kompania ACR i ka pranuar kërkesat e tyre.
Vetë përfaqësuesi i ACR-së, Giga Bedineishvilli pohoi se kompania është në pritje të minatorëve, pasi të gjitha kërkesat e tyre janë plotësuar.
Ai tha se beson në një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës, ndërsa akuzoi kreun e Konfederatës, Kol Nikolla si përgjegjës për dështimin e takimeve dhe situatën e krijuar.
Nikolla, në një reagim sqaroi se nuk është pjesë e asnjë klani, dhe se respekton vendimet e minatorë, zbaton ligjin dhe institucionet.
Nuk kam asnjë interes vetjak, politik apo ekonomik, tha ai.
Komisioni i Grevës doli sot me një vendim se nuk do të pranojnë të ulen më në bisedime me kompaninë ACR, nëse takimi nuk zhvillohet sot në Bulqizë.
Ndërkohë, familjarë të minatorëve të Bulqizës në mbështetje tyre kanë protestuar edhe sot.
Minatoret kërkojne rritje page në masën 20%- 40%, përmirësim të kushteve të punës, uljen e moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.