Dita e 19-të e revoltës për dorëheqjen e Ramës! Studentët protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit, oshëtijnë thirrjet: Ju erdhi fundi!

Në ditën e 19-të të protestës kundër qeverisë, studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për protestën kombëtare, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit, të rinjtë kanë lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa në bulevard kanë oshëtirë sloganet: “Ju erdhi fundi!” dhe “Dorëheqje!”.
Me moton “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, studentët vijojnë të këmbëngulin për largimin e Ramës dhe ndryshimin e klasës aktuale politike. Në protestën e sotme pritet të marrin pjesë edhe pedagogë, të cilët prej ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, si dhe përfaqësues të opozitës në mbështetje të të rinjve.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb