E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndizen tymuese në protestë/ Vijon qëndresa kundër deputetëve të PD, studentja: Populli është bërë bashkë, thirrja jonë kundër Ramës, por edhe Berishës

Në protestën te Ministria e Arsimit janë ndezur tymuese. Qytetarë e studentë kanë shprehur një qëndrim kundër pranisë së deputetëve të PD dhe të Berishës në protestë.

“Ne kundërshtojmë praninë e deputetëve, nuk janë të mirëpritur…Si qytetarë i mirëpresim. Ne kemi vetëm një thirrje që të mos sjellin përçarje te një popull që është bërë bashkë dhe duan një Shqipëri të re një Shqipëri më të mirë për të ardhmen, dorëheqjen e  Ramës dhe ndryshimin e sistemit. Deputetët nuk kanë përfaqësuar. Kemi thirrje edhe për dorëheqjen e zotit Rama, por edhe largimin e zotit Berisha nga PD. Ne pranojmë vetëm qytetarë pavarësisht bindjeve të tyre politike. Si studentët është e papërballueshme jetesa në Tiranë, jemi për ndryshim të klasës politike”, tha një studente.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›