E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e 5 e revoltës/ Studentët e Mjekësisë marshojnë sot drejt Ministrisë së Arsimit, çfarë po ndodh para Kryeministrisë!

Protestat e të rinjve në Shqipëri pritet të vijojnë edhe sot, në ditën e pestë të revoltës kundër qeverisë, me studentët e Mjekësisë që planifikojnë të mblidhen para fakultetit dhe më pas të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Ndryshe nga dita e djeshme, kur protestat u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë, mëngjesi i sotëm në kryeqytet paraqitet më i qetë. Megjithatë, Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e situatës..
Sipas raportimeve, efektivët u kërkonin të hapnin çantat, ndërsa disa prej personave të kontrolluar u shoqëruan në komisariat. 

Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit janë mbledhur çdo mbrëmje para Kryeministrisë, sot raportohet për një prani më të ulët të forcave të policisë.
Pas godinës së Kryeministrisë qëndron ende një autobot me ujë, i vendosur që në ditën e parë të protestave studentore, si pjesë e masave të marra nga policia për menaxhimin e tubimeve. Kujtojmë se prej 4 ditësh po mbahen protesta masive në Tiranë dhe në rrethe, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›