E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Clirimit Rama homazhe tek Nene Shqiperi

Drejtues te opozites kane zhvilluar homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit me rastin e 29 Nentorit dites se clirimit te Shqiperise.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i shoqeruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci dhe perfaqesues te opozites kane vendosur kurora me lule ne memorialin Nene Shqiperi.

Le te shpresojme qe e nesermja do te sjelle shumecka qe ka mbetur e parealizuar nga endrrat dhe aspiratat e atyre qe prehen ne kete varreze me nje Shqiperi qe gjendet ne nje krize te thelle dhe eshte refuzuar nga Bashkimi Europian per tu ebre pjese e saj theksoi kryesocialisti Rama.

Gjithashtu kryesocialisti Rama theksoi se ne kete dite duhet te kujtohen edhe te gjithe deshmoret e kombit qe jane vrare duke mbajtur uniformen e policise se shtetit. Detyrimi yne eshte qe ti cojme perpara detyrat e ketij kombi per nje te neserme qe do te permbush endren europiane theksoi Rama.

Festa do te vijoje me pas ne kryeqytet ku bashkia e Tiranes ka organizuar nje sere aktivitetesh ne perkujtim te nje dite te vecante sic eshte ajo e clirimit te vendit nga okupatoret dhe ne nderim te gjithe atyre deshmoreve qe dhane jeten per lirine e deshiruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›