E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI sqaron akuzat per seline e saj

Anetari i KDK-se Muharrem Berisha u shpreh se ndertesa ishte prone e tij e blere ne vitin 2006 me kredi dhe se i ishte dhene LSI-se me qira duke pjese e saj.

Selia e LSI per te cilen shpif sot papagalli i Edi Rames ka qene po ajo edhe ne 2007 kur Edi Rama vinte e na lutej per ti dhene vota per tu bere kryetar i Bashkise se Tiranes por atehere per te cdo gje ishte e rregullt ndersa sot jo. Edi Rama ne se ka probleme politike dhe personale me Ilir Meten le te perballet ballazi me te dhe te mos guxoje te preke emrin tim si dhe pergojoje bizneset e mija te ngritura me djerse dhe me sakrifice u shpreh ai. Perfaqesuesi i LSI-se paralajmeroi se do te ngrinte padi ndaj atyre qe kane hedhur akuza ne lidhje me kete ndertese.

Me vone reagoi edhe Partia Socialiste duke i kerkuar Prokurorise dhe ILDP-se qe te nise menjehere hetimet. Nuk eshte e nevojshme qe zotnia ne fjale te dale e te bej avokatin e Ilir Metes. Nuk ka asnje nevoje per justifikime por vetem per hetim. Partia Socialiste i ben edhe njehere thirrje Prokurorise dhe Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurise te nisin menjehere hetimin duke u bazuar edhe ne deklaraten e sotme te zotit Berisha por edhe ne te gjitha shitblerjet qiramarrjet e qiradheniet e pronave te kesaj partie te cilen shqiptaret tashme e kane kuptuar se eshte thjesht dhe vetem nje SHPK tha anetarja e Asamblese se PS-se Megi Ajtyresa.

2010-11-29 0847

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›