E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita e Falënderimeve, Kurti shtron drekë për ambasadorin Hovenier

PRISHTINE, 27 nëntor/ATSH/ Kryeministri Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Jeffrey Hovenier dhe stafin e tij me rastin e Ditës së Falënderimeve, një festë kjo që shënohet në kulturën dhe traditën amerikane mes familjarëve dhe miqve të afërt.

Sot në Prishtinë, kryeministri Kurti këtë ditë të rëndësishme e shënoi me një drekë mes miqsh, në nderim të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, popujve të të dy vendeve dhe bashkëpunimit me ambasadorin Hovenier, ambasadën amerikane dhe qeverinë amerikane.

Sipas traditës së festës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij dhe të qeverisë që drejton për rolin vendimtar, angazhimin e pandërprerë dhe mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin e tij, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›