Dita e Pavarësisë, shënohet tjetër ngjarje e rëndë në SHBA, qëllohen me armë 2 policë

Dy oficerë policie janë plagosur gjatë festimeve të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA. Sipas CBC Philadelphia, oficerët janë qëlluar në zonën e Ben Franklin Parkëay në bllokun 2500 të rrugës Spring Garden. Qytetarët kanë filluar të vrapojnë sapo kanë dëgjuar të shtënat. Dy oficerët u qëlluan në momentin që po hidheshin fishekzjarret.
Policia thotë se një oficer i caktuar në skuadrën e bombave të Montgomery County u qëllua në shpatullën e djathtë ndërsa oficeri tjetër i caktuar në patrullën e autostradës, ka pësuar një plagë në kokë. Të dy oficerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu më 4 korrik, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në SHBA, ku 6 persona mbetën të vrarë dhe 31 u plagosën si pasojë e të shtënave me armë gjatë paradës në Highland Park në një periferi të Çikagos.
/rtsh.al/