E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita e Rinisë, Rama ndan suksesin e të riut nga Konispoli: Me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë për një Shqipëri të transformuar

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën Kombëtare të Rinisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ndan shembullin e një të riu nga Konispoli, i cili ndjek traditën e prindërve, në biznesin e përpunimit të vajit të ullirit.

Rama përgëzon të rinjtë që me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd.

“Respekt në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›