Dita e Veres festohet ne Tirane, me shi e ballokume Eljona Ballhysa
Megjithese dita e djeshme ngjasonte me shume me nje dite dimri, kjo nuk ka ndalur banoret e kryeqytetit te festojne Diten e Veres. Ndoshta jo me ngjyrat dhe zhurmen e pervitshme, por padyshim me gezimin dhe optimizmin qe gjalleron natyrshem kjo feste. Ishin te shumte ata qe u ndalen te blinin ballokume, embelsiren simbol te kesaj feste. “Gezuar, qofte nje stine e mbare, dhe paci nje vere sa me te bukur”, ky ishte urimi i festes qe degjohej ne takimet mes miqve e shokesh. “Kemi dale bashke me Avniun qe te pime nje kafe, te shetisim pak dhe te blejme nga nje bollokume”, keshtu shprehet Haxhi Tabaku, i cili si shume te tjere kane dale per te festuar. Ndersa shoku i tij Avniu, kujton se Diten e Veres e ka festuar qe kur ka qene i ri. “Une jam me origjine nga Korca, por kam jetuar shume vite ne Elbasan dhe ne kur ishim te rinj, merrnim buke me vete dhe benim piknik tek ai qe i thone Ulliri i qejfit”- tregon Avniu. Sipas tij, festa e Dites se Veres eshte festuar ne cdo kohe edhe gjate regjimit komunist. Edhe Zana tregon se festen e Dites se Veres, e ka festuar qe kur ka qene e vogel. Ajo eshte nga Vora me origjine dhe kujton se kur ishin te vegjel benin vizita te komshinjte dhe shkembenin dhurata, kryesisht embelsira. “Qe ne mengjes ne mbushnim pjatat me veze te ziera, kulec, gurabije qe benim vete ne shtepi, arra dhe pala fiku dhe i conim neper komshinj dhe ata na sillnin po ashtu. Pra shkembenim ushqime”, tregon Zana. Te shumte jane edhe te vegjlit qe i gezohen me shume diteve te festave. Ata kane zgjedhur te ndjekin aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranes, sic ishin kenge dhe vallet e interpretuara ne rrugen e Pedonales, nga Ansambli Tirana. “Kemi dale me shoqet meqe sot e kishim pushim. Ja do bejme nje xhiro te shohim keto aktivitetet dhe me pas do shkojme te pime nje kafe. Po te ishte koha e mire do te shkonim ne Dajt”, tregon Hajdi ,e cila si shume te rinj te tjere ka zgjedhur te dale ne Bulevard per Diten e Veres.
Olldashi shperndan ballokume per punetoret e tunelit
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka menduar qe Diten e Veres ta festoje me punetoret qe jane duke ndertuar rrugen Tirane-Elbasan. Madje ndryshe nga shume te tjere ministri i Transporteve i ka “qerasur” punetoret me embelsiren simbol te festes se Dites se Veres, pikerisht me ballokume. “Sot eshte Dita e Veres. Nderkohe qe "gjysma" e Tiranes shkoi drejt Elbasanit, kryeqytetit te Dites se Veres, mendova se menyra e mire per te festuar ishte t'i shperndaja ballokumet tradicionale atyre qe sot, ne dite feste, punojne per te pergjysmuar distancen mes Tiranes dhe Elbasanit, punetoreve te tunelit te Krrabes. Porosita disa qindra ballokume dhe ua shperndame punetoreve ne kantier. Gezuar atyre dhe gezuar te gjitheve Diten e Veres”, shkruan ministri Olldashi ne rrejtin e tij social "Facebook". Duket se ky gjest ka sjelle admirimin e punetoreve ne tunelin e Elbasanit te cilet kane shkembyer urimet me njeri tjetrin dhe me ministrin per nje vere sa me te mbare dhe sigurisht per perfundimin sa me pare te autostrades.
Policia nuk ndaloi qarkullimin e automjeteve
Megjithese ishte njoftuar se ne Bulevardin Deshmoret e Kombit do te ndalohej qarkullimi i automjeteve, nje gje e tille nuk u realizua. Kjo per faktin se Dites se Veres i mungoi shetitja masive e pervitshme qe sjell ne qender te kryeqytetit me mijera njerez. Megjithate, policia e shtetit qendroi ne gatishmeri per te siguruar mbarevajtjen e festimeve, megjithese dyndjet masive munguan duke mos shkaktuar probleme.
Dita e veres u festua me shi, ne vitin 2001
Sinoptikanet kane bere te ditur se dita e djeshme ka qene e ngjashme me Diten e Veres te 12 viteve me pare. Pikerisht ne vitin 2001 Dita e Veres eshte festuar me shi, ashtu si dje. Sipas sinoptikaneve, gjate Dites se Veres se 12 viteve me pare, kane rene 35 milimetra shi. Pas shume vitesh me diellin qe shkelqen, Dita e Veres erdhi ndryshe kete vit. Megjithate kushdo qe e feston, ka gjetur menyren per te bere kete.