E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Refuzimi i opozites, referendum per 16-vjecaret

Referendumi popullor mund te jete nje zgjidhje edhe per ndryshimin e moshes se zgjedhesve, nga 18 vjec ne 16. Sigurisht, kjo ne nje ardhme me te larget se sa zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Nje gje e tille, u pohua dje si zgjidhje e mundshme nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, gjate nje interviste te dhene per ABC News. “Kjo moshe, mezi pret te votoje dhe ne nuk mund ta leme ne doren e tekave te nje personi. Duket sikur do te hyjme ne nje stine referendumesh ne Shqiperi, per shkak te klimes bllokuese ne vend. Referendumi eshte gjetur si nje valvul ne rast se perseritet bllokimi”, - u shpreh Patozi. Sipas tij, nese kjo ceshtje realisht shkon ne referendum, shume shqiptare do ta mbeshtesin, sepse nuk ka arsye ta kundershtojne, pasi eshte nje trend boteror. Demokrati tha se e kundershton vetem kreu socialist Edi Rama, per shkak te paranojes me zgjedhjet.

Duke komentuar faktin se socialistet refuzuan uljen e moshes se votimit deri ne 16 vjec, me dy arsye: Emigrantet qe nuk votojne dhe problematika ne listat zgjedhore”, - z.Patozi tha se te dyja nuk qendrojne”. Sipas kreut te deputeteve demokrate, Astrit Patozi, i cili negocioi me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, mungesa e besimit mes paleve, duket se eshte arsyeja e vertete qe 100 mije te rinj nuk do te votojne ne keto zgjedhje.

Nga ana tjeter, kreu i grupit parlamentar demokrat, tha se Partia Demokratike, ka dy aleate me shume ne prag te zgjedhjeve ndersa opozita disa me pak. “Pse ikin aleatet nga PS? Sepse Edi Rama nuk i con drejt fitores dhe se ata nuk kane besim se Rama fiton me”, - tha Patozi. Duke komentuar edhe qendrimin e LSI-se, Patozi shprehu bindjen se e vetmja dileme e LSI-se ne keto zgjedhje, eshte nese do te jete nje koalicion para apo pas zgjedhjeve me PD-ne. “Sepse qe do te qeverisim bashke, eshte e padiskutueshme. 140 mije vota me shume moren LSI dhe PD, ne sondazhin e fundit dhe une mendoj se se bashku kemi mundesi ta thellojme kete diference. Aleancat ne radhe te pare jane marreveshje besimi”, - u shpreh Patozi. “PD nuk lutet, sqaroi ai, por garanton se respekton marreveshjet me aleatet dhe LSI eshte e qarte ne kete pike”.

Persa i perket rolit te partise Fryma e Re Demokratike, te drejtuar nga ish demokrati, Bamir Topi, Patozi e konsideroi si nje projekt politik, jo realitet. “Eshte nje projekt politik, ato nuk jane sot nje realitet politik. Nuk merrem me to, sa kohe nuk kane asnje rekord votash. Nese kthehen ne faktor politik, ndoshta mund te kem nje koment apo pergjigje per kete force”, - vijoi demokrati. Pjese e kritikave te tij, ishte edhe prezantimi i disa kandidateve per deputete nga kreu socialist, Edi Rama. Per mazhorancen, Rama po i prezanton kandidatet e rinj per deputete, si drejtuesit e klubeve te futbollit qe prezantojne anetaret e rinj. “Kjo nuk ndodh tek ne. Nuk mund te prezantohen sikur te ishin shok lagje. Kjo, sepse statutet e partive tona, caktojne kandidatet ne forumet e tyre me vendimmarrje”, - u shpreh demokrati. Ai pohoi se grupi i PD, ashtu sic ndodh edhe cdo kater vite, mund te kete nje mase riperteritje, si nje proces normal ne nje force te madhe politike. Patozi sqaroi se vendimi per listen e kandidateve, do te merret ne forumet perkatese ku dhe do te prezantohet i gjithe ekipi politik drejtues. Duke u ndalur tek femrat ne listat e kandidateve, Patozi tha se PD ka 30% femra ne cdo hallke te saj. “Une uroj qe te kemi me shume ne listat kete here, por eshte edhe populli ai qe voton”, - vijoi Patozi.

Duke folur mbi koalicionin e majte dhe zhvillimet atje, Patozi vuri ne dukje se ne prag te zgjedhjeve te 23 qershorit, largimi i partive aleate nga koalicioni opozitar, eshte shenje e klimes mosbesuese ne kampin opozitar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›