E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e dyte e konferences se PS Shqiperia e gjenerates tjeter kushtuar ekonomise

Projekte konkrete dhe jo teori ekonomike, kërkuan ekspertët e thirrur në takimin e organizuar nga socialistet.  Ne diten e dyte te konferencës ish-ministri izraelit i Tregtisë, Jacob Fass tha se do të kishte dëshiruar të dëgjonte më shumë për mikroekonominë. Në konferencën me titull “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, ish guvernatori i Bankës qendrore të Turqisë, Durmus Yilmaz, këshilloi qeverinë e ardhshme shqiptare për më shumë disiplinë fiskale. Ish-ministri suedez i Tregtisë dhe Industrisë e quajti të rrezikshme filozofinë e bazimit të rritjes ekonomike tek borxhi. Ellen Goldstein e Bankës Botërore vlerësoi masat financiare të ndërmarra nga Shqipëria për përballimin e krizës ndërkombëtare. Ajo kohët kur në fillim të viteve 90, bashkë me ekipin e parë të Bankës Botërore në Shqipëri, dridhej nga i ftohti në Hotel Tirana. 20 vjet më pas, kur erdhi nga Greqia me makinë në Shqipëri, ndaloi në një lokal në peritë e Korçës ku konsultoi hartën drejt Tiranës, falas, në Internet.  Kryesocialisti Rama tregoi se ku duhet të bazohet modeli I ri ekonomik që sipas tij i duhet vendit.
Borxhi dhe situata energjitike u cilesuan si dy sfidat emergjente nga ministri ardhshëm i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ndërsa ai I Financave, Shkëlqim Cani foli për nevojën e rritjes së institucioneve fiskale, duke përkufizuar ekonominë vendase si “interesante”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›