E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agroperpunimi ekspertet Nevojitet ngritja e qendrave te medha te grumbullimit

Ekspertët e teknologjisë ushqimore e shikojnë të ardhmen e vendit tek prodhimi bujqësor e përpunimi i tij.
Por disa prej tyre, i shqetëson struktura e ministrisë së re të bujqësisë. Ndonëse agroindustria gjendet në programin ekonomik të partisë socialiste, mungesa e emrit në ministri, rrezikon ta lërë pa adresë një sector të tërë të ekonomisë.

Sipas profesor Sinanit, industria, qendrat e grumbullimit e laboratorët e kontrollit ushqimor duhet të kenë një pikë oreintimi dhe një ministry ku të përgjigjen. 

Prej shtatorit, me qeverinë e re do të kemi Ministri të Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave. Këto vite agropërpunimi u zhvillua ndjeshëm me investime private, të orentuara kryesisht në përpunimin e mishit, qumështit, peshkut e prodhimin e bukës. Sfidat e hapura për të ardhmen, janë qendrat e grumbullimit dhe kontrolli I cilësisë nga teknologët ushqimore. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›