E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e fitores kundër nazizmit, paradë madhështore në Moskë, Putin: Krenarë për trimërinë

Një ditë pas festimeve të Ditës së Fitores në Evropë, Rusia ka organizuar një paradë madhështore në Moskë për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe për të treguar fuqinë e saj ushtarake.

Pjesë e ceremonisë, janë mijëra trupa ushtarakë që bëjnë paradë në Sheshin e Kuq së bashku me qindrA automjete e tanke luftarake.

Disa të ftuar të profilit të lartë, aletë të Putinit si Xi Jinping i Kinës apo Lula Da Silva i Brazilit janë vendosur në rreshtin e parë duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me listën e të ftuarve të vitit të kaluar, e cila ishte e kufizuar.

Në ceremoni është gjithashtu kryeministri sllovak Robert Fico, i vetmi udhëheqës i BE-së, si dhe presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të dy të kritikuar nga  Brukseli.

Në fjalën e Tij putin tha se nuk do të bjerë dakord që ngjarjet e Luftës së Dytyë të tjetërsohen.

“Unë zotohem për të ruajtur dinjitetin e ushtrisë ruse dhe do të qëndroj gjithmonë kundër nazizmit, rusofobisë dhe antisemitizmit. Jemi krenarë për trimërinë dhe vendosmërinë eushtarëve tanië, për guximin që na ka sjellë gjithmonë vetëm fitoren”, tha Putin.

Gjatë fjalës së tij Putin përshëndeti liderin kinez duke e falenderuar për mbështetjen ndërsa përshëndeti nga afër edhe personelin ushtara të Koresë së Veriut në Sheshin e Kuq të cilët kanë ndihmuar Moskën të dëbonte forcat ukrainase nga rajoni i saj Kursk./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›