Dita e fundit, dorëhiqen ministrat, Berisha takon stafin: Shpresoj të mos ju heqin nga puna
TIRANE- Të gjithë ministrat e kabinetit “Berisha” janë dorëhequr nga postet që mbajnë duke tërhequr librezat e punës dhe duke i hapur rrugën ndryshimit të pushtetit tek pasardhësit socialistë. Burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se kanë paraqitur dorëheqjen të gjithë ministrat e qeverisjes së djathtë. Hyrjet dhe daljet në selinë e Kryeministrisë paraditen e djeshme janë bërë vetëm nga anëtarët e kabinetit qeveritar, teksa kanë dorëzuar aktin e dorëheqjes pranë kryeministrit Berisha, i cili dje e ka nisur ditën e punës diku rreth orës 10:00 të paradites së djeshme. Pas marrjes në konsideratë të dorëheqjes së stafit qeveritar, i cili pason atë të stafit politik të kryeministrit, Berisha ka organizuar takimin e lamtumirës me të gjithë ekipin e punës prej 125 vetësh me të cilin punoi gjatë qeverisjes së tij. Gjatë kokteilit të organizuar rreth orës 12:00 kryeministri Berisha shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ministrave e bashkëpunëtorëve të tjerë me të cilët punoi 8 vite në Kryeministri.
Mësohet se Berisha u ka kërkuar “falje” stafit të tij për orët e zgjatura në punë, duke “ndëshkuar” familjarët e tyre, por nuk ka ngurruar tu shprehë se janë ekipi më i mirë me të cilët ka punuar. Mësohet gjithashtu se z.Berisha ka evidentuar se do të ndjehej mirë nëse secili prej administratës do të ndjehej i sigurtë në vendin e punës edhe pas ardhjes në qeveri të kryeministrit të ri. Berisha ka shprehur besimin se mund të mos ndodhë shkarkimi i tyre, pasi sipas tij, në kryeministri ka një administratë cilësore dhe frytdhënëse në punën e saj. Ende nuk dihet saktësisht nëse vetë kryeministri Sali Berisha dje i ka përcjellë përmes protokollit dorëheqjen e tij Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Në mbledhjen e fundit të qeverisë të ditës së enjte, kryeministri Berisha njoftoi se do t’i komunikojë presidentit Bujar Nishani edhe dorëheqjen e kabinetit qeveritar, ndërsa vetë do të qëndrojë në punë deri në momentin e betimit të qeverisë së re.
‘Unë, në përputhje me detyrimet e mia, në momentin që do ta gjykoj më oportun dhe të afërt do t’i paraqes Presidentit të Republikës dorëheqjen e këtij kabineti dhe do të qëndrojmë si qeveri në detyrë deri në momentin që qeveria tjetër, në përputhje me Kushtetutën, të betohet te Presidenti i Republikës”. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Berisha deklaroi lirimin nga detyra të zëvendësministrave, bazuar në legjislacionin në fuqi.
Para disa ditësh me urdhër të kryeministrit Berisha, hoqi dorë i gjithë stafi politik i tij, përfshi këshilltarët dhe disa drejtorë drejtorish, zyrat e të cilëve tashmë qëndrojnë të kyçura në selinë e Kryeministrisë. Pas stafit politik, Berisha kërkoi edhe dorëheqjen e të gjithë ekipit të zëvendësministrave, vendim i cili u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë të ditës së enjte. Ndërsa dje, i gjithë kabineti qeveritar po me urdhër të kryeministrit Berisha janë dorëhequr të gjithë ministrat. Tashmë gjithçka është gati për qeverinë e re pasi kryeministri Sali Berisha ka përgatitur terrenin e dorëzimit të pushtetit nga qeverisja e djathtë, tek qeveritarët e rinj të së majtës. Ditën e hënë Parlamenti nis punimet dhe deri ditën e enjte duket se qeveria e PS-së do të jetë dekretuar nga kreu i lartë i shtetit për të nisur zyrtarisht punën për 4 vitet e mandatit të ri qeverisës.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)