Fotografitë e “Guardia di Finanza”, italianët: Lazarati, qytet droge
Lazarati është cilësuar nga të huajt si "qyteti i drogës", ndërsa Shqipëria si vendi i shqipeve. Kultivimi i kanabisit në zonën jugore të vendit ka zënë një vend të konsiderueshëm edhe në mediat italiane, si "Corriere della Sera" dhe "La Republica", të cilat kanë arritur deri aty sa Lazaratin ta cilësojnë si qytetin "smerald" dhe aktivitetin që ushtrohet brenda mureve të tij si "një përrallë të bukur", e cila duhet të marrë fund. "Zbulohet në Shqipëri 'qyteti i drogës'.
Fshati i lezetshëm i Lazaratit në rrethin e Gjirokastrës, në jug të vendit të shqiponjave, ka qenë prej kohësh një qytet bujqësor, ku ekonomia është e bazuar ekskluzivisht në kultivimin e plantacioneve të mëdha të marijuanës, të destinuara kryesisht për tregun italian dhe nga atje për gjithë Evropën", citohet në mediat italiane. Përveç kësaj, aty theksohet se ky biznes shumë fitimprurës ka arritur të dalë në skenë falë një hetimi të kryer përmes monitorimit nga ajri për më shumë se 12 muaj, me një avion zbulues të Komandës Detare Ajrore Operative të Guardia di Finanza italiane.
Mediat e shtetit fqinj citojnë se nga ky monitorim u zbuluan 500 plantacione të shpërndara me drogë të gjelbër, e gatshme për të furnizuar tregun italian dhe evropian. "Bilanci i të mbjellave shkon në mijëra tonelata, ku vlera e shitjes së tyre shkon në 4,5 miliardë euro", citojnë mediat e huaja.
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)