E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e gruas, Withers i dorëzon çmimin "Musine Kokalari" zonjës Bardhylka Kospiri

Me rastin e ditës ndërkombetare të gruas dhe muajit të historisë së gruas, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar çmimin e saj vjetor për gratë e guximshme Zonjës Bardhylka Kospiri, drejtoreshë ligjore e fondacionit shqiptar për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara. Këtij çmimi i është vënë emri "Musine Kokalari", në nder të heroinës shqiptare. çmimin e dorëzoi vet ambasadori amerikan John Withers.
Bardhylka Kospiri, gruaja e cila mori këtë çmim theksoi se është një vlerësim i rëndësishëm për gruan shqiptare, e në veçanti për atë me njerëz me aftësi të kufizuar.
Bardhylka Kospiri është gjithashtu eksperte në fushën e aksesit për njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe një kontribuese kyçe në formulimin e rregullave mbi to.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›