Seldi ironizon Jetmirin

12/03/10 16:46
Ndërkohë që banorët janë ulur për të ngrënë drekë, Seldi shprehet se si ka mundësi që të gjithë bëhen të mirë të premten, pikërisht ditën para nominimeve. Rezi i përgjigjet duke i thënë që nuk është standarte pasi një person mund të bëhet më i mirë ose më i keq një ditë. Seldi është duke ironizuar Jetmirin, i cili ka dashur të krijojë lidhje me Klodin sot dhe ka dashur të flasë patjetër me të. Seldi shton që ai nuk ndryshon për një ditë, dhe atij që do të flasë, i flet gjithmonë, ndërsa një personi që nuk ka dashur ti flasë, nuk do ta bëjë për një ditë. Ai shprehet se kur i vë vizën një personi e bën realisht, dhe jo fallso. Rezarta i thotë se nuk vlen kur e mohon një njeri pa arsye, por Seldi i përgjigjet që ai i njeh njerëzit që në pamje të parë.
Pasi mbarojnë drekën, banorët ulen tek kolltuqet në kuzhinë dhe Erioni me Bertinën rrinë afër. Ai kërkon ta puthi, por ajo nuk e lejon dhe ai i thotë që meqënëse Bertina nuk do, ai do të puthë ndonjë vajzë tjetër. Erioni puth Adën dhe kur kthehet Bertina i thotë me shaka të mos i afrohet, Klodi ndërhyn dhe thotë që Bertina u bë xheloze mesa duket. Erioni përgjigjet që Bertina nuk është xheloze, por bën kot. Më pas ajo i kërkon një kafe dhe Erioni ia bën gati. Klodi pyet Erionin nëse është gjithmonë kaq xhentil me vajzat dhe jashtë dhe Erioni pohon. Bertina shprehet që Erioni nuk i ka bërë vetëm asaj kafe, por dhe vajzave të tjera të shtëpisë.
Ndërkohë Valoni me Edin janë në kopësht dhe po flasin për Rezin. Valoni shprehet se një ditë e ka pyetur Rezin se çfarë mund të mendojë familja e saj për të dhe ajo i është përgjigjur që i ka menduar të gjitha veprimet përpara se ti bënte. Ndërsa sot, thotë Valoni, ajo e ka pyetur sipas tij çfarë mesazhi po përcjell ajo tek familja e saj dhe Valoni i është përgjigjur se prindërit nuk ia duan të keqen fëmijëve, por ajo duhet ti frenojë disa veprime. Edi shprehet se ai nuk e ka prekur fare këtë temë me Rezin pasi do të lindnin të tjera mendime, por ai shton se ajo është e rritur dhe e di se çfarë bën. Valoni shprehet se ai e ka këshilluar për disa gjëra pasi nuk ia do të keqen askujt.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));