E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e jetimëve, Parlamenti: Do shtojmë fondet

Në ditën e tyre fëmijët jetimë kanë shijuar pak momente të bukura në një koncert festiv mbështetur edhe nga kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli.
 

Në Sallën e Pallatit të Koncerteve kanë qenë të pranishëm prindër, mësues, dhe fëmijë nga shkolla të ndryshme, të cilët kanë qëndruar pranë këtyre fëmijëve duke u kujtuar për ta të paktën për një ditë.
 

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e pranishme në këtë aktivitet u shpreh se edhe pse Parlamenti ka shtuar fondet për këto fëmijë, kjo është e pamjaftueshme.
 

Nga ky koncert morën medalje “Mirënjohje” për kontributin e fëmijëve jetimë, kryeparlamentarja Topalli dhe Mehdi Gurra, kryetar i një prej shoqatave në mbrojtje të këtyre fëmijëve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›