Shëngjin-Gjakovë, dy komunat binjakëzohen

Komunat e Shengjinit ne Lezhe dhe Gjakoves ne Kosove kanë lidhur një marrëveshje binjakëzimi me njëra-tjetrën. Ne cermeonine e organizuar me kete rast, kreu i komunes Shengjin, Salvador Kaçaj, e ka cilesuar si nje ngjarje te rendesishme, pasi nepermjet ketij binjakezimi arrihet afrimi i dy qyteteve qe kane nje gjuhe dhe nje kulture te perbashket.
Kreu i komunes se Gjakoves, Pal Lekaj, tha se do te bashkëpunohet ne fusha te ndryshme, e kryesisht ne kulture, per te ecur sebashku ne zhvillimin e metejshem.
Ceremonia e firmosjes se marreveshjes se binjakezimit mes komunes se Shengjinit dhe Gjakoves ka sjelle edhe akordimin e titullit “Mik i qytetit” te Shengjinit per deputetin e kuvendit te Kosoves dhe ish gjeneralin e UCK-se Dode Haradinaj. Ai eshte vlerësuar per kontributin e tij ne ceshtjen kombetare dhe kryesisht per clirimin e Kosoves.