Dita e pare e Papes se ri
Dita e pare e Papes se ri
E enjte 14 Mars 2013 1230
p styletext-align justify p
Dita e pare e Papes se riPapa Francesku I e ka nisur diten e tij te pare ne krye te Kishes Katolike me nje vizite ne baziliken Santa Maria Maxhore te Romes per te falenderuar Shen Merine ashtu sic kishte premtuar Jini te meshirshem -ishin keto fjalet me te cilat Papa i ri iu drejtuar klerikeve te kesaj bazilike pas lutjeve te mengjesit
Me vone gjate pasdites Francesku I do te kthehet ne Kapelen Sistine ku do te mbaje nje meshe me kardinalet e para pas zgjedhjes se tij Ndersa pritet qe po sot Papa Bergoljo te kryeje nje vizite tek paraardhesi i tij Benedikti XVI i cili tashme mban titullin Papa Emeritus Axhenda e Atit te Shenjte do te jete e ngjeshur keto dite te para ne krye te Vatikanit Te premten ai do te mbaje nje takim te vecante me te gjithe kardinalet perfshire edhe 80 kleriket e larte qe per shkak te moshes nuk moren pjese ne votim E shtuna do te rezervoje nje takim te hapur me mediat boterore Te dielen Papa Francesku I do te mbaje nje lutje para mijera besimtaresh ne sheshin Shen Pjeter ndersa te enjten e ardhshme ai do te mbaje te paren meshe masive Nderkohe lideret politike dhe shpirterore nga e gjithe bota kane mirepritur zgjedhjen e Papes se ri Presidenti amerikan Barack Obama e cilesoi zgjedhjen e kardinalit nga Argjentina si shenje e forces dhe vitalitetit te rajonit te dy Amerikave Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun tha se shpreson qe Papa i ri te vazhdoje promovimin e dialogut nderfetar Kisha Ortodokse Ruse shprehu deshiren e zhvillimit ne nje fryme pozitive mes Kishes Ortodokse dhe asaj katolike Ndersa kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte vecanerisht e lumtur per te krishteret ne Ameriken Latine
p pp