Bota zgjohet me Papën e ri, liderëtbotërorë urojnë Françeskun I
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Argjentinasi,prijësi i ri i katolikëve Papa lëviz me autobus, do futbollin
VATIKAN- Bota është zgjuar sot me një Papë të ri, i cili do të udhëheqë Kishën Katolike dhe 1.2 miliardë besimtarët katolikë në botë. Sot është dita e parë e Kardinalit Jorge Mario Bergoglio si Papa Françesku I, pas tymit të bardhë të dalë mbrëmë nga oxhaku i Kapela Sistina, ndërsa mijëra persona prisnin në sheshin Shën Pjeri për të dëgjuar fjalët e para të Papës së parë jo europian, jezuitit 76 vjeçar të ardhur nga Argjentina.
Papa Françesku I tashmë i ka telefonuar Ratzinger, papa emerito dhe shumë shpejt do të shkojë ta takojë. Ndërsa pas pak pritet të shkojë të ketë një lutje personale në Santa Maria Maggiore para se në orën 17:00 do të mbledhë kardinalët të cilët mbrëmjen e djeshme votuan për të në Kapela Sistina.
LIDERET BOTERORE UROJNE PAPA FRANCESCON NE MISION E TIJ
E gjithë bota ka mirëpritur Papën e ri nga Argjentina dhe urimet më të mira dhe më të sinqerta kanë ardhur nga cdo cep i botës.
Presidenti i Republikës Italiane Giorgio Napolitano është emocionuar nga fjalimi i Papa Françesku I
“Kjo është një ditë historike” tha presidenti Obama duke e cilësuar Papën e ri “mbrojtësi i i të varfërve dhe i të dobëve” dhe duke i dërguar urimet më të ngrohta në emër të popullit amerikan.
Presidentja e Argjentinës, Christina Fernandez de Kirchner, i uroi atij një mision të frytshëm pastoral dhe shprehu dëshirën që papati i tij të japë frutet e mira për drejtësi, barazi, vëllazëri dhe paqe në botë.
Përgëzimet më të sinqerta kanë ardhur edhe nga presidenti francez Francois Hollande duke uruar për rolin e rëndësishëm që i është besuar kreut të ri të Kishës Katolike për tu përballur me sfidat e botës bashkëkohore.
Presidenti i Parlamenti Evropian Martin Schulz i ka uruar forcë, kurajo Papës së sapozgjedhur që ka mundësinë për rinovim në një moment që Kisha po përballet me sfida të shumta.
Edhe lideri i Kubës Raul Kastro në një deklaratë shpërndarë mediave në Havana ka shprehur përgëzimet më të përzemërta dhe urimet për papatin e tij.
Papa Françesku I është papa i 266-të në historinë dy mijë vjeçare të Kishës Katolike dhe merr këtë detyrë në një kohë krize dhe vështirësish.
Edhe pse është konservativ, ai shihet si reformist dhe nuk ishte në mesin e grupit të vogël që shiheshin si kandidatët më potnecialë para zgjedhjes.
(sg/shqiptarja.com)