Dita e parë e muajit të Ramazanit, Imami Kalaja: Agjërimi përsos njeriun

Sot është dita e parë e muajit të Ramazanit dhe për besimtarët myslimanë, ky është muaji i agjërimit për hir të dashurisë ndaj krijuesit fuqiplotë.
I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, imami Ahmed Kalaja ka deklaruar se qëllimi kryesor i agjërimit është përsosja e njeriut. Kalaja u shpreh më tej se agjërimi, pastron njeriun nga mëkatet dhe e mbron nga sjelljet e këqija.
“Ky është muaji kur zoti fal besimtarët, muaji i afrimitetit. Agjërimi është mburojë nga ferri, e pastron nga mëkatet dhe e mbron nga sjelljet e këqija. Një besimtar i agjerueshëm nuk shan, nuk ofendon. Është një përsosje në raport me krijesat dhe me zotin, krijuesin. E pangrëna dhe e papira, është nga përkufizimet e agjërimit., por ai është më tej se sa kjo. Përsosja e njeriut është qëllimi kryesor i agjërimit. Nëse ai nuk bërtet në muajin e agjërimit, ai do përsoset shpirtërisht”, tha Kalaja.
Më tej, imami ndau mesazhin se agjërimi është fitore e shpirtit ndaj materies.
“Agjërimi si adhurim ndaj zotit, ka dy momente historike. Si një formë adhurimi ndaj zotit ka qenë nga të gjithë. Fitorja e shpirtit ndaj materies. Kryesorja është që njeriu të mbushë mendjen dhe shpirtin. Ky është mesazhi i të gjithë profetëve.
Besimtarët duhet të kenë parasysh se kur janë në adhurim që zgjat 29-30 ditë, supozohet se kjo do ndikojë në përmirësimin e tij. Besimtarët duhet të mendojë se është në adhurim”, u shpreh Kalaja, ndërsa inkurajoi besimtarët e rinj që të tregohen të durueshëm pasi do të lehtësohen shumë. Më tej Kalaja shtoi se, ka edhe persona të cilët nuk janë myslimanë, por agjerojnë, dhe kjo për imamin, është tresosgues i harmonisë fetare.
Sipas imamit, “Fuqia që njeriu merr prej zotit, është shumë më e fortë nga varësitë që njeriu ka krijuar. Ka dhe persona që nuk janë myslimanë dhe agjerojnë, dhe kjo tregon dhe njëherë se kemi harmoni fetare”.
/rtsh.al/