E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e pavarësisë së SHBA, Bumçi mesazh urimi Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry

Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumçi i dërgoi sot një telegram urimi sekretarit amerikan të shtetit, z. John Kerry me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA. Në mesazhin e zotit Bumçi, falenderon SHBA për gjithë mbështetjen që ka dhëne për vendin tonë, duke filluar nga formimi i shtetit shqiptar e deri sot në përballjen e sfidave për forcimin e demokracisë.

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tJu përcjell urimet më të përzemërta dhe më miqësore.Në këtë ditë të veçantë për popullin mik amerikan, gjej mundësinë, Zoti Sekretar i Shtetit, të konstatoj me kënaqësi se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë më të mira se kurrë, duke u karakterizuar nga fryma e bashkëpunimit miqësor dhe partneritetit të ngushtë. Ne ju falenderojmë sinqerisht për mbështetjen e vyer dhe të vazhdueshme që na keni ofruar, duke filluar nga formimi i shtetit shqiptar e deri sot në përballjen e sfidave për forcimin e demokracisë. Shqiptarët ju mbeten shumë mirënjohës, duke besuar plotësisht tek vlerat që ndajmë së bashku shprehet Bumçi.

Më tej kreu i diplomacisë shqiptare vlerëson se falë përpjekjeve të përbashkëta janë bërë hapa të rëndësishëm përpara në kuadër të forcimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit.

Në përfundim Bumci thekson se Shqipëria mbetet e angazhuar seriozisht për një rol konstruktiv dhe moderator në arenën rajonale duke kontribuar aktivisht në integrimin sa më të shpejtë të rajonit ballkanik në strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›