Dita e romëve Ksera: Do largojmë fëmijët nga rruga

Nuk pritet të jetë kjo situata pas një muaj të fëmijëve në situatë rruge. Qytetarët e thjeshtë por edhe struktura si bashki, organizata shërbime sociale do ta kenë të detyrushme të denoncojnë rastet kur shohin të mitur duke lypur apo shitur në rrugë.
Shfytëzimi i fëmijëve do të ndalohet me ligj ndërsa brenda këtij muaj pritet të nisë edhe aksioni kundër keqtrajtimit të tyre. Ministri i Punës Spiro Ksera thotë se ministria që ai drejton po e sheh me mjaft shqetësimi fëmijët që shfrytëzohen në rrugë.
Gjithashtu Ministri Ksera tha se 8 familjet rome por edhe të tjera të pastreha do të vendosen në ish magazinat e repartit në Sharrë. Sipas ministrit në këto godina është ndërhyrë dhe janë gati për banim.
8 prilli është dita ndërkombëare e romëve. Për shkak se kjo ditë përkon me festën e Pashkëve, aktivitet janë zhvilluar me herët. Në Shqipëri nuk ka statistika të sakta se sa është numri i romëve për shkak të mosregjistrimit por mendohet se jetojnë rreth 150 mijë persona. Por edhe në këtë ditë të tyre, romët nuk bënë kërkesa konkrete ndaj qeverisë.