Ben Blushi: Pse PS-ja nuk është parti komuniste

Ben Blushi në një jetë publike ndarë mes krijimtarisë letrare dhe politikës ka ndërtuar edhe një Shqipëri e tëra sipas idesë dhe këndvështrimit të tij.
Një Shqipëri e hedhur në fletët e librit por edhe një Shqipëri nëpërmjet ideve politike. Një nga figurat e rëndësishme politike të së majtës shqiptare ndërsa ka biseduar me studentët e UET nuk e ka fshehur pakënaqësinë që shpesh PS e konsiderojnë si një parti komuniste.
Ndërkaq Blushi ka folur edhe për Aleancat e pritshme në zgjedhjet 2013.
Për më shumë se 90 minuta politikani shkrimtar ka bashkëbiseduar gjerë e gjatë me studentët duke u fokusuar tek debatet politike të ditës dhe letërsia e cila ka filluar të zërë vend në staturën publike të Blushit si një pjesë e pandarë bashkë me angazhimin e tij politik në PS