Dita e të moshuarve,Tavo: Rritje të buxhetit për politikat shëndetësore

Data 1 tetor njihet në mbarë botën si Dita e kujdesit për të Moshuarit. Kjo është dita kur të gjitha shtresat e shoqërisë kujtohen për moshën e tretë dhe problematikat e saj, më shumë se çdo pjesë tjetër të vitit.
Ministria e Shëndëtësisë ka zhvilluar sot një sërë aktivitetesh për të bërë të mundur sensibilizimin e brezit të ri për t`u kujdesur për moshën e tretë.
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ka premtuar se buxheti i vitit 2013 do të ketë një rritje të ndjeshme për politikat e kujdesit shëndetësor për moshën e tretë.
“Po merremi me hartimin e buxhetit të vitit 2013 dhe është vështirë të flitet me shifra konkrete sesa do të jetë por buxheti do të ketë një rritje të ndjeshme për politikat e kujdesit shëndetësor për të moshuarit” theksoi Tavo.
Sipas Tavos, një nga prioritetet e ministrisë së shëndetësisë është forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësore për moshën e tretë dhe diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve që prek këtë gup moshë.
"Me rëndësi është që solidariteti mes brezzve të vijojë të konsolidohet duke mos i konsideruar të moshuarit si një barrë për shoqërinë por të vlerësohen për kontributin që kanë dhënë në shoqëri” shtoi Tavo.
Ndërkohë në vendin tonë numërohen aktualisht mbi 500 mijë pensionistë, të cilët gëzojnë pensione të kategorive të ndryshme.