E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja në Korçë, burri refuzon të tërheqë trupin e 35-vjeçares

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë ku mbetën të vrarë tre persona, bashkëshorti i viktimës Eliverta Çoçka ka refuzuar të tërheqë trupin e saj nga morgu.
 

Sipas informacioneve trupi i pajetë i 35-vjeçares është tërhequr nga prindërit e saj për tu varrosur më pas nga familjarët e saj.
 

Ngjarja

Ngjarja e rëndë është shënuar dje në mbrëmje në fshatin Potgorie të Korçës, ku 57- vjeçari Viktor Rozani ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij dhe partnerin e saj, dhe më pas ka vrarë edhe veten.
 

Sipas hetimeve, rreth orës 19: 30 të mbrëmjes së djeshme, 57-vjeçari ka mësuar se e dashura e tij Eliverta Çoçka, 35 vjeç kishte ikur me taksi me një person tjetër, 40-vjeçarin Floridon Bollguri, me të cilin kishte një lidhje të dyfishtë.
 

I verbuar nga xhelozia, 57-vjeçari, ka shkuar në shtëpinë e tij, ka marrë një armë automatik, dhe është drejtuar me makinë drej vendit ku ndodheshin dy viktimat.

Pasi ka qëlluar me breshëri mbi 40-vjeçarin Guri, Viktor Rozani ka qëlluar për vdekje dhe të dashurën e tij. Të dy viktimat ndodheshin në makinën e Florion Bollgurit.
 

Sipas policisë, 57-vjeçari ka qëlluar fillimisht Floridon Bollgurit, që ndodhej në timonin e makinës, dhe më pas pas një debati që mund të ketë patur me gruan, ka qëlluar edhe atë që ndodhej në sediljet e pasme të makinës.
 

Pas krimit të dyfishtë, Rozani ka njoftuar policinë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›