E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e tretë e armëpushimit në Siri

Armëpushimi ndërmjet trupave qeveritare dhe kryengritësve në Siri, sot ka hyrë në ditën e tretë.
 

Por, në dy ditët e para, megjithatë, ka pasur shkelje të shumta të armëpushimit nga të dy palët.
 

Aktivistët thonë se të paktën 70 persona janë vrarë dje, ndërsa trupat qeveritare dhe kryengritësit luftuan në disa pjesë të këtij vendi, përfshirë qytetet Alepo, Deir al-Zar dhe disa lagje të kryeqytetit Damask.
 

Sipas raporteve, aeroplanët luftarakë sirianë kanë shkatërruar një ndërtesë në lagjen Arbin të Damaskut, duke vrarë tetë persona.
 

Të premten ishte raportuar për vrasjen e 150 vetëve nga dhuna.
 

Armëpushimi katër ditor gjatë festës së Bajramit ishte ndërmjetësuar nga i ndërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, si një hap kah përfundimi i konfliktit 19 mujor, nga i cili janë vrarë mijëra njerëz.
 

Një armëpushim i mëparshën në muajin prill ka dështuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›