E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, makina bie në greminë, 4 të vdekur e 1 të plagosur

Katër pjesëtarë të një familje kanë vdekur në një aksident tragjik në Kolsh të Kukësit. Familja Cenku po kthehej nga një dasëm, por makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.
 

Sipas policisë mësohet se në aksident janë përfshirë 5 persona të familjes Çengu, 4 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa një prej tyre është plagosur.
 

Sipas të dhënave paraprake viktima të aksidentit të rëndë mbetën Ilmi Çengu drejtuesi i mjetit, 45-vjeç, bashkëshortja e tij, Zylfie Çengu, nusja e djalit të tyre Blerta Çengu dhe pak kohë pas aksidentit ndërroi jetë edhe vajza e çiftit Çengu, 20-vjeçarja Diana Çengu. Në spital po mjekohet nipi i familjes, djali i gruas që humbi jetën.
 

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar së paku 6 aksidente, ndërkohe që 16 persona kanë mbetur të plagosur.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›