E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita e tretë e protestës për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në para kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar protestat kundër projekteve që kanë cënuar pronësinë dhe mjedisin.

Tubimi shënon ditën e tretë radhazi të protestave, ku pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj investimit që parashikohet të zhvillohet në zonën bregdetare të Pishë-Poros dhe Zvërnecit, në Rrjoll etj.

Gjatë protestës, qytetarët kanë bërë thirrje për anulimin e projekteve. Po ashtu, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar qeverinë përgjegjëse për zhvillimet e fundit që lidhen me projektin.

Nën thirrje dhe pankarta kundër investimit, protestuesit kanë marshuar përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e reagimeve qytetare edhe në ditët në vijim.

m.k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›