E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPAK tërhiqet nga sekuestroja në BKT e 195 milionë dollarëve për Zvërnecin

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është tërhequr nga masa e sekuestros së vendosur mbi 195 milionë dollarë të lidhura me investimin në zonën e Zvërnecit, raporton weblajm.com.

SPAK ende nuk ka bërë konfirmim zyrtar.

Mësohet se, pas rivlerësimit të situatës dhe veprimeve hetimore të kryera, organi i akuzës ka vendosur të heqë masën e bllokimit mbi fondet, duke i hapur rrugë zhbllokimit të shumës së depozituar në llogaritë bankare pranë BKT-së.

Fondet ishin vendosur nën sekuestro në kuadër të hetimeve që lidhen me transaksionet financiare dhe çështjet e pronësisë në zonën ku parashikohet zhvillimi i projektit turistik në Zvërnec.r.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›