E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita kundër duhanit, OBSH kërkon fotografi në paketa

Në Ditën Ndërkombëtare kundër pirjes së duhatit, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka kërkuar angazhimin e qeverive që të vënë paralajmërime me fotografi në kutitë e cigareve. Dhëmbët e prishur dhe të zverdhur janë disa nga pamjet, në mënyrë që duhanpirësve t’u tregohen rreziqet nga duhani për shëndetin e tyre.

Bëhet e ditur se paralajmërimet me fotografi i kanë bindur disa njerëz që të ndërpresin pirjen e duhanit. OBSH thotë se duhani është arsyeja më e shpeshtë që shkakton vdekjen, dhe është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 5 milionë njerëzve në vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›