Berisha: Mbajtën premtimet
Lushnjë -Kryeministri Sali Berisha është ndalur në Lushnjë, në turin e tij elektoral, ku ka kujtuar banorëve premtimet e mbajtura, të dhëna katër vite më parë. “Katër vite më parë unë u zotova para jush se burrave dhe grave të thinjur të Lushnjës dhe të mbarë Shqipërisë, si dhe në të gjitha fshatrat se do t’ua dyfishonim pensionet. Katër vite më parë unë u zotova në këtë shesh se do të asfaltojmë katër mijë kilometra rrugë. Katër vite më parë deklarova para jush se do të ndërtojmë korridorin e shqiptarëve”-theksoi Berisha.
Berisha shtoi më tej, se ishte para qytetarëve lushnjarë, për të paraqitur një tjetër program qeverisës, që sipas të tij, të vështirë, por për një Shqipëri evropiane. “Unë ju jap fjalën ju se katër vitet që vijnë, jo vetëm që do të rrisim rrogat dhe pensionet tuaj, jo vetëm që do të barazohen pensionet e fshatit me ato të qytetit, por ne do të lëmë mbrapa, jo dy vende siç i kemi lënë tani, por të paktën gjashtë vende të Bashkimit Evropian”-tha kreu i qeverisë shqiptare.
Berisha shtoi se zotimi i radhës, është që në katër vitet që vijnë të ketë ujë të pijshëm 24 orë në çdo familje shqiptare. “Ne nuk e blejmë ujin, Zoti na ka dhënë ne pasuri të mëdha ujore dhe ne do të çojmë ujin në çdo familje shqiptare. Qytetar evropian, lushnjar evropianë dhe shqiptar evropian do të thotë që ju të keni vende pune. Katër vitet që vijnë ne do të krijojmë së paku 160 mijë vende të reja pune”-nënvizoi ai.
Kryeministri i vendit, shtoi se së shpejti do të nisin nga puna 104 hidrocentrale, në të cilat do të punësohen së paku 60 mijë burra dhe gra, djem dhe vajza. “Sot, ne jemi afër një pragu të ri të madh, në të cilin ne do të realizojmë ëndrrat tona më të mëdha. Ne do të përgatisim Lushnjën dhe Shqipërinë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Unë dua t’ju garantoj ju se kurrë nuk marr përsipër gjëra që nuk i realizojë dot dhe se kurrë nuk kam kërkuar nga njeri atë që nuk na takon. Por, ne jemi popull i mundit dhe i djersës, jemi njerëz të mendjes, jemi njerëz të punës, ne e meritojmë Evropën, Evropa është e ardhmja jonë”-përfundon fjalën e tij kryeministri Sali Berisha.