Dita vendimtare - Sundimit te Gadafit po i vjen fundi

Gjashte muaj pas fillimit te kryengritjes ne Libi eshte paralizuar regjimi i Gaddafit. Sipas njoftimeve te shume korrespodenteve pjese te medha te kryeqytetit Tripoli tani ndodhen nen kontrollin e kryengritesve. Sipas te dhenave te veta kryengritesit kontrollojne 95 te Tripolit. Komandantet e kryengritesve thone se ka kapitulluar garda personale e pushtetmbajtesit Muammar al-Gaddafi. Kanali televiziv arab Al Xhazira transmetoi pamje ku shihen njerez ne rruget e Tripolit duke pershendetur fitoren e kryengritesve. Ende nuk dihet vendndodhja e dikaktorit Gaddafi. Ai disa here u ka bere thirrje ithtareve te tij qe te luftojne per mbrojtjen e Tripolit.
Perendimi pergatitet per humbjen e Gaddafit
Bildunterschrift Festohet fitorja
Kancelarja gjermane Angela Merkel i beri thirrje pushtetmbajtesit libian Muammar Al-Gaddafi qe te terhiqet nga kreu i shtetit. Ai duhet te dorezohet mundesisht shpejt ne menyre qe te evitohet gjakderdhja e metejshme tha kryetarja e Unionit Kristiandemokrat Angela Merkel ne nje interviste televizive. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha se ka ardhur koha qe te krijohet nje Libi e re mbi bazat e lirise dhe demokracise. Zedhenesja e NATO-s Oana Lungescu Une mendoj se ajo qe ne po shohim sonte eshte shkaterrimi i regjimit. Dhe sa me shpejt qe kolonel Gaddafi ta kuptoje se nuk ka asnje menyre qe ai te fitoje kete lufte qe e ka filluar kunder popullit te tij do te jete me mire per te gjithe ne menyre qe populli libian te mund te filloje tranzicionin drejt demokracise qe ata duan dhe e meritojne tha Lungescu. Ne Uashington nje zedhenes i presidentit amerikan Barack Obama tha se ditet e Gaddafit jane te numeruara.
Autor dpa/ea
Redaktoi av