E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk dorehiqem Asadi reagon pas kerkesave per doreheqje

Kerkesat e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Bashkimit Evropian per te dhene doreheqje nga posti i presidentit ai i quajti te pavlefshme. Ai eshte zgjedhur nga populli sirian dhe nuk eshte vendosur ne pushtet nga Perendimi tha Assad. Ne te njejten kohe ai paralajmeroi Perendimin nga nje nderhyrje ushtarake ne Siri. Per shkak te shtypjes se dhunshme te opozites Assad-i eshte izoluar nderkombetarisht. Sipas te dhenave te Kombeve te Bashkuara nga ana e miliceve dhe trupave siriane ne muajt e fundit jane vrare rreth 2.000 civile.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta kunder Assadit

Asad paralajmeron zgjedhje te reja

Siria ka dale me e forte nga protestat ka thene Asadi te dielen ne televizion. Problemet ne vend duhet te zgjidhen politikisht tha ai duke bere te ditur nje reforme kushtetuese dhe zhvillimin e zgjedhjeve te reja ne shkrut te vitit te ardhshem.

Nderkohe nje dite pas paralajemrimit per reforma ne Siri nga presidenti Asad aktiviste te organizates proqeveritare milicet Shabiha kane qelluar per vdekje dy vete. Sipas aktivisteve siriane ata kane sulmuar edhe dyqane te kundershtareve te regjimit.

Autor AG/ Arapi
Redaktoi P. Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›