E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ditë zie në klubin e Leçes, anulohet ndeshja kundër Atalantës

Ditë zie për klubin e Leçes. Fizioterapisti i klubit, 38-vjeçari Graziano Fiorita, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në grumbullimin e skuadrës në Coçaglio (Breshia).

Si rezultat, ndeshja e javës së 34-të të Serisë A e planifikuar për tu luajtur në Bergamo të premten më 25 prill në orën 20:45 do të shtyhet.

Këtë gje e ka bërë të ditur klubi verdhekuq me një njoftimi zyrtar në kanalet zyrtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›