E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lorenc Shehu emërohet Shef i Policisë Rrugore Tiranë, pas arrestimit të Roven Zekës për korrupsion

Lorenc Shehu është komanduar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, duke zëvendësuar Roven Zekën, i cili u arrestua nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi dy ditë më parë masën e sigurisë “arrest me burg” për Zekën, pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Zeka, së bashku me shefin e sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku, dhe oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku, dyshohet se kanë marrë një shumë prej 2 mijë eurosh për të mbuluar shkakun e një aksidenti të ndodhur më 16 prill 2025.

Sipas SPAK, tre zyrtarët i kanë kërkuar ryshfet familjarëve të një prej drejtuesve të automjetit të përfshirë në aksident për të shmangur ndjekjen penale ndaj saj dhe për të mos e arrestuar.

Prokuroria ka konfirmuar se paratë janë dorëzuar personalisht njërit prej punonjësve të policisë dhe kjo është dokumentuar gjatë hetimeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›