Ditëlindja e Kushtetutës

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili mbanë edhe postin e Kryetarit të “ngrirë” të LDK’së, ka pritur zyrtarë të vendorë dhe ndërkombëtarë për të shënuar dyvjetorin e Kushtetutës së Kosovës.
Presidenti i cili vazhdon të shkelë Kushtetutën me mbajtjen e dy posteve ka folur se si duhet të respektohet akti më i lartë juridik dhe politik i Shtetit.
“Kushtetuta e Kosovës është garanti dhe fondamenti bazik i të drejtave dhe i lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, e cila i ka hapur kahet e zhvillimit të Republikës së Kosovës. Kushtetuta është tapi e Kosovës”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka thënë se Kushtetuta Kosovës është garanci për fjalën e lirë, lëvizjen e lirë, formulë për sundimin e ligjit dhe zhvillimin e lirë të vendit në të gjitha fushat.
Kushtetuta e Kosovës ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008 - katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë dhe është hartuar në bazë të Planit të Ahtisaarit, ku minoriteti serbë gëzon të drejtat më të mëdha në shtetin e ri.