E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon Krasniqin: Bashkëjetesa ndëretnike, e rëndësishme

Zv. kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeparlamentarin e kosovës Jakup Krasniqi, theksoi se bashkëjetesa ndëretnike është shumë e rëndësishme në Kosovë. Meta gjithashtu bëri thirrje për vendosjen e dialogut institucional mes Kosovës dhe Serbisë për të mirën e qytetarëve.
Ndërkohë që kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi është shprehur se ndjehet mjaft i kënqaur me mbështetjen që shteti shqiptar i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës ndodhet për nëj vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai më herët u takua edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe homologen e tij Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›